E martë, 30 Qershor 2026

Këshilli i Bashkësisë Islame të Rajonit të Gorës ka dënaur varsjen e imamit të fshatit Zlipotok në komunën e Dragashit, duke u bërë thirrje institucioneve që të zbardhin sa më parë rrethanat e rastit.
Në një deklaratë për media nga ky këshill u është thirrje besimtarëve për përmbajtje, mos përhapje të informacioneve të pakonfirmuara dhe respektim të privatësisë së familjes.
shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe më të thella për familjen e tij, të afërmit, xhematin dhe të gjithë besimtarët që e njohën dhe e vlerësuan. Lusim Allahun e Madhëruar që t’ia falë mëkatet imamit tonë të ndjerë Gazmen, t’ia pranojë veprat e mira, ta shpërblejë me vendin më të lartë në Xhenet dhe familjes së tij t’i dhurojë durim (sabr) dhe forcë për t’i përballuar këto çaste të vështira.
“Njëkohësisht, e dënojmë fuqishëm këtë akt të rëndë dhe u bëjmë thirrje institucioneve përgjegjëse që të zbardhin sa më parë të gjitha rrethanat e kësaj ngjarjeje tragjike, në mënyrë që drejtësia të vihet në vend.U bëjmë thirrje gjithashtu të gjithë besimtarëve që të tregojnë dinjitet në këto momente të vështira, të përmbahen nga përhapja e informacioneve të paverifikuara dhe të respektojnë privatësinë e familjes së të ndjerit”, thuhet në deklaratë.
Poashtu nga këshilli theksohet se rasti nuk lidhet me punën që ka kryer i ndjeri.
“Bazuar në informacionet që kemi deri më tani, kjo vrasje ka ndodhur për arsye private dhe si pasojë e një mosmarrëveshjeje personale. Ky rast i rëndë, që na ka prekur të gjithëve, nuk ka pasur asnjë motiv fetar dhe nuk lidhet në asnjë mënyrë me detyrat fetare që imami i ndjerë ushtronte në fshatin Zlipotok. Lusim Allahun e Madhëruar ta mëshirojë të ndjerin Gazmen,ta bëjë banor të Xhenetit dhe t’u japë durim e forcë të gjithë të afërmve dhe të dashurve të tij”, thuhet në deklaratë.
Burimi: mesazhi
Etiketa: Aktuale
