E diel, 5 Korrik 2026

Policia ka arrestuar një person të dyshuar pasi është kapur në tentativë për të hyrë dhe kryer vjedhje në një shtëpi në Prishtinë.
Sipas njoftimit zyrtar, i dyshuari është hasur nga njësiti policor në momentin kur po tentonte të depërtonte në objektin e viktimës, transmeton Klankosova.tv.
Pas ndërhyrjes së menjëhershme, ai është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor për intervistim. Me vendim të prokurorit kompetent, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Burimi: klankosova
