Incident në Pejë: Një person sulmohet me mjet të fortë, dërgohet në spital


E mërkurë, 8 Korrik 2026
Incident në Pejë: Një person sulmohet me mjet të fortë, dërgohet në spital

Një person ka përfunduar në spitalin e Pejës pasi dyshohet se u rrah me një mjet të fortë.

Lidhur me rastin u deklarua për Klankosova.tv Fadil Gashi, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës.

“Rreth orës 12:26, policia është njoftuar nga emergjenca e spitalit se janë duke trajtuar një person të lënduar. Sulmi dyshohet të jetë bërë me një mjet të fortë. Policia ka dalur në vendin e ngjarjes dhe është duke e trajtuar rastin. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor”, deklaroi Gashi.

“Viktima pas trajtimit mjekësor ka ardhur në stacionin policor për t’u deklaruar për rastin. Tutje do ta kuptojmë se çka ka ndodhur dhe sa persona janë të përfshirë. Lidhur me rastin hetimet kanë filluar”, theksoi ai për Klankosova.tv.


Burimi: klankosova

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit