E diel, 12 Korrik 2026

Argjentina është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Botës, pasi mposhti Zvicrën me rezultat 3-1 pas vazhdimeve në një ndeshje të zhvilluar në Kansas City.
Alexis Mac Allister zhbllokoi rezultatin për kampionët në fuqi, ndërsa Zvicra barazoi në minutën e 67-të me Dan Ndoye. Situata ndryshoi pak më vonë, kur Breel Embolo u përjashtua me karton të kuq pas një simulimi të konfirmuar nga VAR, duke lënë zviceranët me dhjetë futbollistë, shkruan 04 Online.
Në vazhdime, Julián Álvarez realizoi golin që riktheu epërsinë e Argjentinës, ndërsa Lautaro Martínez vulosi fitoren në çastet e fundit të takimit.
Lionel Messi nuk arriti të shënonte, duke i dhënë fund serisë prej nëntë ndeshjesh radhazi me gol në Kupën e Botës. Në gjysmëfinale, Argjentina do të përballet me Anglinë, e cila eliminoi Norvegjinë me rezultat 2-1./04 Online/
Burimi: 04online
