Kosova e Gjermania “shkëmbejnë” ekstradimin e dy personave


E enjte, 16 Korrik 2026
Kosova e Gjermania “shkëmbejnë” ekstradimin e dy personave

Policia e Kosovës ka njoftuar se me 15 dhe 16 korrik është bërë ekstradimi i dy personave, njëri nga Gjermania në Kosovë, e tjetri anasjelltas.

Sipas një njoftimit, më 15 korrik është ekstraduar i dyshuari shtetas palestinez nga Kosova për në Gjermani, pasi që kërkohej nga autoritetet gjermane me letër-rreshtim ndërkombëtar i përfshirë në një grup kriminal duke kryer veprat penale të ‘Kontrabanda me emigrantë’.

Ndërsa, më 16 korrik, sipas njoftimit, nga Gjermania për në Kosovë është ekstraduar shtetasi kosovar, i cili ishte i kërkuar nga autoritetet e drejtësisë.

“I dyshuari, pas ekstradimit, u është dorëzuar njësiteve përkatëse të policisë rajoni i Mitrovicës së Jugut për vazhdim me procedurat tjera ligjore.”, thuhet në njoftim.

Të dy ekstradimet, sipas njoftimit, janë realizuar falë bashkëpunimit mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre gjermane. /Klankosova.tv


Burimi: klankosova

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit