E martë, 23 Dhjetor 2014
Tiranë – Partia Demokratike mund të ketë përmbysur marrëveshjen e propozuar nga ndërmjetësit evropianë për hyrjen në Kuvend, duke paraqitur një tekst të ri, ndryshe nga teksti i shqyrtuar nga eurodeputeti Eduard Kukan.
“Tema” shkruan se, në takimin Pollo-Balla, i realizuar pasdiden e sotme, Pollo ka paraqitur një tekst anglisht të shkruar dy javë më parë, ku kushtet e marrëveshjes janë të ndryshuara.
Me anë të këtij teksti, demokratët kërkojnë ndryshimin e pikës ku kërkohet që kushti për shumicën e cilësuar prej 84 votash nga PS të mos jetë opsional, por taksativ. Në terma praktikë, ky nuk është thjesht një ndryshim kushtetues, por një rend i ri, i panjohur më parë.
Po ashtu, në pikën ku thuhet “opozita të kthehet në Kuvend në mënyrë përfundimtare”, është bërë ndryshimi “opozita duhet të kthehet në Kuvend”.
Ndërsa pika më e debatuar, ajo e dekriminalizimit të Kuvendit, e cila parashikon rishikimin e masave për të mos lejuar kandidimin e elementëve kriminalë, është ndryshuar “në zbatim të menjëherëshëm të këtyre masave”./shekulli/
Etiketa: Eduard Kukan, Lulzim Basha, Shqipëri