E mërkurë, 26 Gusht 2026

Kristjan Asllani është shumë pranë largimit nga Interi dhe transferimit te Al Jazira në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Sipas Fabrizio Romanos, klubet kanë arritur marrëveshje verbale për huazimin e mesfushorit shqiptar. Interi do të përfitojë 2 milionë euro, ndërsa marrëveshja përfshin edhe një opsion blerjeje prej 6.5 milionë eurosh, i cili mund të bëhet i detyrueshëm në varësi të paraqitjeve.
Asllani ka dhënë dritën jeshile për transferimin dhe tani po punohet për finalizimin e detajeve të kontratës./04 Online/
Burimi: 04online
