E diel, 30 Gusht 2026

Lionel Messi ishte protagonist absolut në fitoren 7-1 të Inter Miamit ndaj Montrealit në MLS, duke shënuar katër gola dhe dhuruar një asistim.
Argjentinasi realizoi golin e parë në minutën e 40-të nga goditja e dënimit, ndërsa më pas shënoi edhe tri herë të tjera për të kompletuar një mbrëmje të jashtëzakonshme.
Messi asistoi gjithashtu për Luis Suarezin, ndërsa me katër golat e shënuar vendosi edhe një tjetër rekord në MLS.
Kjo ishte hera e tetë në karrierën e tij që realizon katër ose më shumë gola në një ndeshje dhe e para që prej transferimit te Inter Miami. Për herë të fundit ai kishte shënuar katër gola në shkurt të vitit 2020 me Barcelonën ndaj Eibarit, shkruan 04 Online.
Me 18 gola në 19 ndeshje këtë sezon, Messi kryeson listën e golashënuesve në MLS.
Mesfushori Casemiro vlerësoi ndikimin e tij në skuadër:
“Kjo është ajo që do të thotë ta kesh Messin në ekip. Duhet t’i shijojmë këto momente, sepse ai është një njeri dhe një futbollist që vazhdon të shkruajë histori”
“Duhet ta shijojmë praninë e tij, të vazhdojmë të garojmë përkrah tij dhe ta ndihmojmë, sepse ai vazhdon të jetë më i miri. Me të në ekip jemi shumë më të fortë.”
Fitorja ndaj Montrealit i dha fund serisë prej pesë ndeshjesh pa fitore për Inter Miamin në të gjitha garat./04 Online/
Burimi: 04online
