E mërkurë, 9 Shtator 2026

Opinioni grek u trondit nga vdekja e Giorgos Mazonakis, një këngëtar me famë, i cili u largua nga kjo botë pasi pësoi një arrest kardiak. Ai ishte në 54 vjeç.
Vdekja e Mazonakis u konfirmua pasditen e kësaj të mërkure, pavarësisht përpjekjeve të bluzave të bardha për ta rikthyer në jetë, ai u shpall i vdekur.
Sipas informacionit të deritanishëm, këngëtari 54-vjeçar kishte shkuar në një klinikë private të qelizave staminale për t’iu nënshtruar një “terapie plazmatike rigjeneruese”, një lloj trajtimi kundër plakjes. Por sapo i është futur kateteri intravenoz ai ka pësuar një krizë. I ndodhur në një mjedis mjekësor i është dhënë ndihmë e menjëhershme, por gjithçka ka rezultuar e kotë.
“Më 9/9/2026 në orën 16:45 të pasdites, George Mazonakis, i lindur në vitin 1972, u transportua me ambulancë të EKAB, pa frymëmarrje spontane dhe pa puls. Ringjallja kardiopulmonare u krye sipas protokollit, pa një rezultat të suksesshëm. Ora zyrtare e vdekjes 17:40. Administrata dhe stafi i spitalit shprehin ngushëllimet e tyre të sinqerta familjes dhe të afërmve të të ndjerit” ka njoftuar spitali grek ku Mazonakis dha frymën e fundit.
Në më të fundit intervista para pak kohës, ai do thoshte një të vërtetë: “Zoti të jep atë që mund të durosh!”. /tesheshi.com/
Burimi: tesheshi
