E mërkurë, 31 Dhjetor 2014
Thethi është një fshat në komunën Shalë në rrethin e Shkodrës të Shqipërisë.
Fshati ndodhet më në veri të luginës së Shalës, në mes të Alpeve me një bukuri të radhë, në Veri të Shqipërisë. Shtatëdhjetë kilometra nga qyteti i Shkodrës, i mbrojtur nga tre malet Radohima, Sheniku, Papluku, me lartësi mbi 2500m mbi nivelin e detit, shtrihet lugina e lartë e Thethit, një nga zonat më të veçanta të këtyre Alpeve, 750 deri 950 m mbi nivelin e detit, me një sipërfaqe prej 2630 hektarësh.