Sot diplomon Gjenerata e 63-të e Policisë së Kosovës


E premte, 6 Nëntor 2026
Sot diplomon Gjenerata e 63-të e Policisë së Kosovës

Policia e Kosovës do të mbajë sot ceremoninë e diplomimit të Gjeneratës së 63-të.

“Policia e Kosovës ju njofton se me rastin e Diplomimit të Gjeneratës së 63-të të Policisë së Kosovës do të mbajë ceremoninë e diplomimit në sallën “1 Tetori” në Prishtinë”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Ceremonia do të mbahet nga ora 16:30, në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, ndërsa pritet të marrin pjesë personalitete të larta shtetërore, përfaqësues të institucioneve dhe drejtues të Policisë së Kosovës.

“Këtë ceremoni pritet që nga afër ta ndjekin personalitete të larta shtetërore, përfaqësues të institucioneve dhe menaxhmenti i lartë i Policisë së Kosovës”, thuhet tutje në njoftim.

Në ceremoni janë të ftuara edhe mediat për të përcjellë nga afër diplomimin e gjeneratës së re të Policisë së Kosovës.


Burimi: mesazhi

Etiketa:
Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit