E premte, 13 Nëntor 2026

Kalaja e Prizrenit do të jetë e mbyllur për vizitorë gjatë ditës së sotme, për shkak të erërave të forta, të cilat paraqesin rrezik për sigurinë e tyre.
Lajmi është konfirmuar nga drejtori i Shërbimeve Publike në Prizren, Islam Ukimeraj, gjatë një prononcimi në emisionin “Fol me Arin” në Klan Kosova FM.
Ndërkaq, përmes një njoftimi zyrtar, drejtuesit e Kalasë kanë bërë të ditur se mbyllja është masë parandaluese, me qëllim të mbrojtjes së vizitorëve.
Sipas njoftimit, Kalaja pritet të rihapet së shpejti për vizitorët.
“Siguria juaj është prioriteti ynë!”, thuhet në njoftimin e publikuar nga drejtuesit e Kalasë së Prizrenit.
Burimi: mesazhi
Etiketa: Aktuale