E premte, 13 Nëntor 2026

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me homologun e tij britanik, Andy Burnham, në Dublin të Irlandës, në përmbyllje të Samitit të Komunitetit Politik Evropian (EPC).
Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka bërë të ditur se gjatë takimit është diskutuar për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, si dhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit mes dy vendeve.
Ai ka vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme britanike ndaj Kosovës, duke theksuar rëndësinë e forcimit të mëtejmë të partneritetit.
“Në Dublin, në mbyllje të punimeve të European Political Community (EPC), pata kënaqësinë ta takoj kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham. Mbretëria e Bashkuar është partnere dhe aleate e posaçme e Republikës së Kosovës. Jemi mirënjohës e falënderues për mbështetjen e palëkundur dhe të vazhdueshme të saj, teksa synojmë e angazhohemi për thellimin e marrëdhënieve dhe zgjerimin e bashkëpunimit”, ka shkruar Kurti.
Takimi është zhvilluar në kuadër të angazhimeve të kryeministrit Kurti në Samitin e Komunitetit Politik Evropian.
Burimi: mesazhi
Etiketa: Aktuale