E premte, 13 Nëntor 2026

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka pritur në takim të Ngarkuarën me Punë të SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati, me të cilën ka diskutuar për zhvillimet aktuale politike në vend.
Shiroka-Pula ka theksuar rëndësinë e stabilitetit institucional dhe funksionimit të plotë të institucioneve, duke vlerësuar rritjen e dinamikës së punës së Kuvendit dhe Qeverisë pas tejkalimit të krizës institucionale.
“Presidentja Shiroka-Pula theksoi rëndësinë e stabilitetit institucional dhe funksionimit të plotë të institucioneve, duke vlerësuar dinamikën e shtuar të punës së Kuvendit dhe Qeverisë pas tejkalimit të krizës institucionale”, thuhet në njoftimin e presidencës.
Tutje në takim, presidentja ka theksuar edhe përkushtimin e Kosovës për avancimin e mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale me SHBA-në.
Ajo poashtu ka nënvizuar se Shtetet e Bashkuara mbeten partner strategjik i Kosovës.
Burimi: mesazhi
Etiketa: Aktuale