Barcelona synon talentin holandez, Twente kërkon 20 milionë euro


E mërkurë, 25 Nëntor 2026
Barcelona synon talentin holandez, Twente kërkon 20 milionë euro

Barcelona ka vënë në radar mbrojtësin 18-vjeçar të Twentes, Ruud Nijstad, i cili po tërheq vëmendjen e disa klubeve të mëdha evropiane.

Sipas “Tuttomercatoweb”, gjiganti katalunas po shqyrton mundësinë e transferimit të holandezit, i cili këtë sezon ka zhvilluar 20 paraqitje dhe mund të luajë si qendërmbrojtës dhe mbrojtës i majtë.

Në garë për shërbimet e tij janë edhe Chelsea, Manchester United dhe Manchester City, ndërsa Twente vlerëson kartonin e futbollistit në të paktën 20 milionë euro.

Transferimi në janar mbetet mundësi, por klubi holandez preferon që Nijstad të qëndrojë në huazim deri në fund të sezonit./04 Online/


Burimi: 04online

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit