Labinotë Demi: Po bindemi për injorancën


E shtunë, 17 Janar 2015

Prishtinë – Deputetja e Partisë së Drejtësisë, Labinotë Demi, përmes profilit të saj në Facebook thotë se me një shkollën e me një përvojë nuk mund të analizohen të gjitha ngjarjet e globit. Postimin e saj mund ta lexoni të plotë më poshtë.

“Po shohim keto dite gjithnje e me shume prononcime te ndryshme rreth ngjarjeve te fundit qe na preokupuan. Tragjedia e Frances dhe deklaratat e qeveritareve serbe te Kosoves dhe qeveritareve te Serbise, u komentuan e u apostrofuan ne menyra te ndryshme, shume shpesh edhe kontraverze. U pa kuantiteti i analisteve, le te themi se edhe kualiteti. Me nje shkolle e nje pervoje, mund te zoterosh nje fushe, por jo edhe te analizosh te gjitha ngjarjet e globit. Po rikthehemi vazhdimisht e po referohemi ne historine tone, ashtu sic u rikthyem edhe ne historine e profetit Muhamed, paqja dhe meshira e Zotit qofte mbi te. Dhe krejt ajo qe po shohim e po bindemi eshte se, nuk e demton shtetesine e Kosoves asnje lloj deklarate e serbeve, ashtu sic nuk e njollos figuren me domethenese te njerezimit asnje lloj fyerje. Thjesht, ne vetem po bindemi per injorancen dhe mungesen e tolerances nderetnike e nderfetare”

Etiketa:

Leave a Reply

Të fundit