E martë, 27 Janar 2015
Prishtinë – Kryeministri Isa Mustafa dhe zëvendëskryeministri Hashim Thaçi në një konferencë të përbashkët për media kanë folur për protestën e sotme.
Kryeministri Mustafa, ka thënë se Qeveria i ka përcjell me shqetësim të thellë ngjarjet e dhunshme në sheshet kryesore të kryeqytetit në protestën e organizuar nga partitë politike opozitare.
“Qeveria e dënon ashpër dhunën e ushtruar nga ana e protestuesve gjë që qoj e eskalimin ekstrem të situatës dhe në rrezikimin e rendit kushtetues të Republikës së Kosovës. Qeveria e Kosovës shpreh keqardhje të thellë për të lënduarit në protestën e sotme. Qeveria dënon nxitjen politike dhe dhunën e ushtruar gjatë tërë ditës ndaj institucioneve publike, qytetarëve, pronën private dhe ndaj policisë së Kosovës. Qeveria e Kosovës konsideron se është tepër e dëmshme që për qëllime politike të krijohen ndasi nder etnike në Kosovë”, ka thënë Mustafa, duke shtuar se policia gjatë kryerjes së detyrës së saj kushtetuese është përballur me ultimatume politike të paligjshme.
Sipas tij, policia është sulmuar ashpër nga protestuesit me gurë, me mjete tjera të forta dhe me koktej molotovi.
“Protesta e sotme e motivuar politikisht i ka bërë dëme shtetit të Kosovës”, është shprehur Mustafa.
Ndërsa zëvendëskryeministri i parë, Hashim Thaçi, ka thënë kjo protestë nuk ka pasur objektiva qytetare por objektiva politike ditore.
“Protesta e së shtunës dhe kjo e sotshmja nuk ka pasur objektiva qytetare, por thjesht objektiva politike ditore. Ato nuk kanë qenë të organizuar nga vullneti qytetar, por nga tri subjekte politike opozitare. Dialogu, komunikimi mes pozitës dhe opozitës duhet të zhvillohet në parlament dhe jo në sheshe”, ka thënë Thaçi.
Ai ka deklaruar se shteti i Kosovës kurrë nuk do të dorëzohen para dhunës dhe para protestave të instrumentalizuara.
Deklaratat e plota:
Isa Mustafa
Qeveria e Kosovës sot gjatë tërë ditës ka ndjekur me shqetësim të thellë ngjarjet e dhunshme në sheshet kryesore të kryeqytetit të organizuar nga partitë kryesore politike opozitare.
Qeveria e dënon ashpër dhunën e ushtruar nga policisë. Qeveria shpreh keqardhjen e thellë për ët gjithë lënduar në protestën e sotme. Qeveria dënon nxitjen politike dhe dhunën e ushtruar nda pronës publike, qytetarëve, policisë dhe pronës private. Polica e Kosovës gjatë ushtrimit të detyrës së saj kushtetuese është përballuar me ultimatume politike dhe është sulmuar me koktej molotovi dhe gurë. Sheshet dhe pronat e qytetarëve janë shkatërruar në masë të madhe.
Protesta e sotme e motivuar politikisht i ka bërë dëm jashtëzakonisht shtetit tonë të ri. Qeveria dënon përdorimin e nxënësve në protestë për qëllim politike. Qeveria bën thirrje për ndërprerjen e dhunës në Prishtinë. Qeveria e respekton të drejtën e protestës si një mjetë për të shprehur shqetësimet qytetare por poashtu Qeveria vlerëson se protesta nuk duhet përdorur për të përmbushur ambiciet për pushtet pasi që pushteti fitohet me votë. Qeveria kërkon nga organet kushtetuese që të garantoj sigurinë e qytetarëve dhe pronave publike. Qeveria fton qytetarët për durim dhe qetësi.
Hashim Thaçi
Mbështes plotësisht qëndrimin e kryeministri Mustafa. Protesta është mjet demokratik por protesta e së shtunës dhe e sotmja nuk kanë pasur vullnet qytetar por thjeshtë objektiva politiek ditore. Ato ishin të organizuar nga partitë opozitare dhe jo nga populli. Dialogu duhet të zhvillohet në parlament e jo në sheshe.
Dhuna është e papranueshme, dhe në asnjë moment nuk do të dorëzohemi përballë dhunës. Falënderojmë qytetarët që nuk i janë përgjigjur dhunës. Aktet e sotme janë të një grupi të vogël. I falënderojmë policët për mbrojtjen e jetërave të qytetarëve. Disa protestues të dhunshëm filluan sulmet e dhunshme duke lënduar dhjetëra polic, vajza dhe djem të Kosovës. Ky ishte tentim për ta marrë pushtetin me dhunë. Në këtë shtet vetëm vota e përcakton qeverinë. Shantazhimet dhe ultimatumet e rrugës nuk do të kenë sukses. Populli i Kosovës dhe miqtë e saj janë kundër dhunës. Ftojmë qytetarët për besim në institucionet dhe policinë e Kosovës. Konsiderojmë se nuk kemi arsyeje të kemi pamje të tilla në kryeqytetin tonë. Ku të gjitha janë vëllezër dhe motra.
Ftojmë subjektet politike që çdo shqetësim të tyre ta zgjedhim në Kuvend dhe në frymë demokratike. Sot në Prishtinë ka ndodhur ajo që më së paku i është dashur shtetit tonë të ri./RTK/
Etiketa: Hashim Thaçi, Isa Mustafa, Kosovë