E hënë, 11 Maj 2015
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stotelngerb ka reaguar për ngjarjen e ndodhur në Kumanovë, duke thënë se situata është e rëndë, por se ajo kërkon të analizohet me kujdes dhe gjakftohtësi.
Mbi të gjitha, tek fjala e Stotelnbergut bie në sy fakti se ai tregohet i kujdesshëm, që të mos e përdorë fjalën “terrorist” për ata që u sulmuan nga policia.
“Shpreh ngushëllimet e mia për familjet e atyre që u vranë apo plagosën.
Është e rëndësishme që të gjithë udhëheqësit politikë e të komuniteteve të bashkëpunojnë për të rivendosur qetësinë dhe për të kryer një hetim transparent për të qartësuar atë që ndodhi”, tha Stotelnberg.
Fjalët e përdorura prej tij bien ndesh me fjalët e qeveritarëve maqedonas, të cilët përdorën fjalën “terrorist” për shqiptarët.
Sot, Nikola Gruevski në një konferencë për mediat tha se nuk jemi në luftë me shqiptarët, por me një grup të armatosur, që sipas tij, është terrorist.
Etiketa: Jens Stoltenberg, NATO