E premte, 26 Qershor 2015
Prishtinë – Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka theksuar se për të pastruar luftën tonë dhe për të dëshmuar se nuk kemi asgjë çfarë të fshehim dhe për të ruajtur aleancën me miqtë tanë, duhet votuar Gjykatën Kushtetuese.
“Sot jemi mbledhur për të përfunduar një proces jo të lehtë, jo aq të dashur”, ka thënë Thaçi.
Sipas tij, e gjithë kjo po ndodh pas gjithë gjykimeve të UNMIK-ut, nga Tribunali i Hagës… – kjo është hera e pestë që po kërkohet të gjykohen luftëtarët e UÇK-së.
“Nevoja jonë është që të pastrohemi nga ky etiketim i panevojshëm dhe i padrejtë”, ka vlerësuar Thaçi.
Etiketa: Hashim Thaçi, Kosovë