E hënë, 27 Korrik 2015
Shumica e deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës të cilët e kanë kundërshtuar Gjykatën Speciale tashmë kanë ndërruar qëndrimin e tyre.
Këtë e ka konfirmuar për Tribuna Channel, Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci.
Ky i fundit ka thënë se pas takimeve që kanë pasur me deputetët në mënyrë intensive dhe pas analizave që kanë bërë si grup parlamentar, tashmë pjesa dërrmuese e deputetëve të cilët kanë kundërshtuar Specialen janë pajtuar që të votojnë krijimin e saj, edhe pse kjo, sipas tij është një padrejtësi që po i bëhet Kosovës.