E martë, 28 Korrik 2015
Shkup – Maqedonia është tronditur sot nga vrasja e dy shtetasve nga Turqia të cilët jozyrtarisht thuhet se janë ekzekutuar në mënyrë më makabre në lagjen Kozle të Shkupit, raporton Zhurnal.
Sot në orën 5.30 minuta nënë e bir janë gjetur të vrarë nga fqinjët e vet. Rasti menjëherë është paraqitur në polici dhe shtëpia ku është kryer krimi është bllokuar nga policia dhe organet tjera të hetuesisë.
Nëna dhe i biri i saj janë shtetas të Turqisë të cilët kanë qëndruar tek një i afërm në Shkup. Pikërisht në shtëpinë ku kanë qëndruar janë vrarë.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) e konfirmojnë vrasjen makabre të dy shtetasve turq por ende nuk zbulojnë motivet dhe detajet tjera se kush mund të jenë autorët e këtij krimi.