E martë, 28 Korrik 2015
Lëvizja evropiane e serbëve në Graçanicë, kryetare e së cilës është Rada Trajkoviq, thotë se Kosova, në përputhje me kushtetutën e saj, pa ndihmën e serbëve, nuk mund të bëhet anëtare e UNESCO-s.
Lëvizja evropiane e serbëve në Graçanicë, kryetare e së cilës është Rada Trajkoviq, kanë bërë të ditur se Kosova, në përputhje me kushtetutën e saj, pa ndihmën e serbëve, nuk mund të bëhet anëtare e UNESKO-s, transmeton lajmi.net.
Në një njoftim të kësaj lëvizje thuhet se nenet 17 dhe 18 të Kushtetutës së Kosovës, që lidhen me anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, mund të votohen nga dy të tretat (2/3) e deputetëve në Kuvend. Por, sipas tyre, neni 81 i Kushtetutës, tregon se ndryshimi i ligjeve që ka të bëjë me trashëgimin kulturore, arsimit dhe gjuhëve, kërkon shumicën e dyfishtë të votave, që përfshinë edhe shumicën e deputetëve të komuniteteve pakicë.
“Në përputhje me këtë dispozitë, bëhet e qartë se në çështjet e trashëgimisë kulturore, arsimit dhe gjuhëve, qeverisja në Kosovë dhe deputetët shqiptarë nuk mund t’i votojnë ligjet pa votat e deputetët e serbëve të Kosovës”, thuhet në njoftim të kësaj lëvizje, transmeton lajmi.net.