E diel, 2 Gusht 2015
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës Xhavit Haliti ka thënë për RTK-në se Kuvendi i ka votat për votimin e Gjykatës Speciale nesër në seancën e Kuvendit.
Sipas Halitit deputetët e PDK-së kanë premtuar se do ta votojnë nesër amendamentin për ndryshime kushtetuese.
Haliti tha se katër deputetë të PDK-së janë kundër themelimit të Gjykatës por tjerët i kanë premtuar kryetarit të PDK-së Hashim Thaçi se nesër do të votojnë për këto ndryshime.
Etiketa: Gjykata Speciale, PDK, Xhavit Haliti