E diel, 30 Gusht 2015
Shoqatat që përfaqësojnë familjarët e personave të zhdukur, këtë gjysmë viti e cilësojnë si të dështuar sa i përket procesit për ndriçimin e fatit të personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.
Për ta, ky vit është i papranueshëm dhe është punuar fare pak në këtë drejtim. Për disa, problemi po qëndron tek mos-presioni i ndërkombëtarëve mbi Serbinë, e disa e fajësojnë vet Komisionin Qeveritar për Persona të Pagjetur, me arsyetimin se këtij të fundit i mungojnë ekspertë që do të mund të bënin më shumë drejt ndriçimit të fatit të personave të zhdukur.
Udhëheqësi i Shoqatës për hulumtimin e fatit të Personave të Pagjetur në Komunën e Prishtinës, Haki Kosumi, thotë se me gjithë premtimet e mëdha që janë bërë, ky vit po del të jetë i dështuar sa i përket gjetjes së informacioneve për njerëzit që Kosova po i kërkon tash e 16 vjet.