E shtunë, 24 Tetor 2015
Prishtine – Pasi hodhën gaz lotsjellës dy herë në ambientet e Kuvendit të Kosovës, deputetët e opozitës po gjejnë kohë të relaksohen.
Në xhirimet e Klan Kosova shihet lideri i Aleancës për ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, tek ia mbushë bashkëpartiakut të tij Pal Lekajt një gotë raki.
Ndonëse pija alkoolike është kamufluar në një shishe të zbrazët uji, ajo duket qartë të jetë alkool. Madje, Haradinaj po e mbushte edhe me klas – vetëm fundin e gotës, ashtu siç e do zakoni, njofton Klan Kosova.
Gjatë një interviste për Klan Kosova me gazetarin Besnik Tahiri, Haradinaj deklaroi se “po pinte vetëm çaj”.
Ai nuk i harroi as kolegët e opozitës. Ia kaloi një gotë Glauk Konjufcës, të cilit me sa duket kjo pije e ofruar nga lideri i AAK-së iu duk pak e rëndë.
Këtë e tregon edhe shprehja në fytyrën e tij.
Anash s’i la as deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje: Albin Kurtin, Rexhep Selimin e Shqipe Pantinën.