E hënë, 28 Dhjetor 2015
Prishtinë – Analisti politik Behxhet Shala ka thënë se ideja e krijimit të një fronti të përbashkët opozitar për zgjedhjet e ardhshme mund të jetë opsion real.
Sipas tij, një gjë e tillë më së shumti do t’u konvenonte Nismës për Kosovën dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, kurse do ta dëmtonte Lëvizjen Vetëvendosje.
Ndërkohë politologu Belul Beqaj ka thënë për “Epokën e Re” se nuk është zgjidhje mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme.
Po sipas tij, nuk është zgjidhje nëse pushteti i sotëm kalon në opozitë dhe reagon në mënyrë të njëjtë siç po vepron opozita sot.
“Nisma, po të shkonte e vetme në zgjedheje, do ta kishte të pamundur ta kalonte pragun zgjedhor sikurse që Aleanca do të humbe shumë. Prandaj, nëse shkohet me një listë zgjedhore, humbësaj më e madhe do të ishte Lëvizja Vetëvendosje, e cila, po të shknte pa këta dy partnerë, do të ishte shumë më e fuqishme dhe do ta kishte përkrahjen më të madhe”, ka deklaruar Shala./epokaere/
Etiketa: Kosovë, Opozita