Një lajm i keq nga Shaqiri për Shqipërinë


E enjte, 31 Dhjetor 2015

Xherdan Shaqiri ka thënë se Zvicra synon të kualifikohet nga grupi në Euro 2016.
Euro 2016 do të jetë pas disa muajsh, por Xherdan Shaqiri mendon për këtë garë që tani.

Mesfushori me origjinë shqiptare është në të njëjtin grup me Shqipërinë, Francën dhe Rumaninë.
Shaqiri nuk ka komentuar shumë shortin, por uron që të shkojnë sa më larg.

“Mendoj se të gjithë në Zvicër kërkojnë që të ecim përpara në këtë turne. Ne duam të shkojmë sa më larg në Francë, por më parë duhet të arrijmë në raundin e parë me eliminim direkt. Unë mendoj se grupi është i ekuilibruar”, tha Shaqiri për gazetën “Blick”, përcjell “Gazeta Olle”.
Mesfushori nga Gjilani do të luajë edhe një herë kundër Shqipërisë.

Shaqiri në dy takimet e mëparshme ka shënuar 2 gola në portën kuqezi.

Etiketa: , , , ,
Të fundit