E shtunë, 20 Shkurt 2016
Stamboll – Në bisedën me homologun e SHBA-së Erdoğan thuhet se ka biseduar rreth krizës në Siri, bashkëpunimin mes dy vendeve në luftën kundër terrorizmit si dhe për marrëdhëniet aktuale dhe ato të në të ardhmen mes dy vendeve.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me Presidentin e SHBA-së, Barack Obama, raporton Anadolu Agency (AA).
Në bisedën me homologun e SHBA-së Erdoğan thuhet se ka biseduar rreth krizës në Siri, bashkëpunimin mes dy vendeve në luftën kundër terrorizmit si dhe për marrëdhëniet aktuale dhe ato të në të ardhmen mes dy vendeve.
Sipas informacioneve të Presidencës së Turqisë thuhet se Obama ka dënuar ashpër sulmin terrorist në Ankara më 17 shkurt dhe atë në Diyarbakër më 18 shkurt, si dhe ka ngushëlluar familjarët e viktimave.
Duke i dhënë të dhëna mbi sulmet terroriste Erdoğan vuri në dukje bashkëpunimin e aleatëve në luftën kundër terrorizmit.
Ndërsa Obama thuhet se ka vënë në dukje shqetësimin për përparimin e krahut të Sirisë së organizatës terroriste PKK/PYD në veri perëndim të Sirisë. Obama në fjalën e tij ka theksuar se SHBA-ja i jep rëndësi sigurisë kombëtare të një aleati të NATO-s si Turqia si dhe i jep të drejtë asaj në luftën për vetëmbrojtje.
Nga ana tjetër Erdoğan ka vënë në dukje se Turqia mbështet vendimin e konferencës së Mynih-ut mbi Sirinë. Dy liderët i bënë thirrje regjimit të Asadit ti japë fund sulmeve ndaj opozitës së moderuar siriane.
Erdoğan dhe Obama vunë në dukje gjithashtu se do të vazhdojnë luftën e përbashkët kundër organizatave terroriste duke përfshirë këtu PKK dhe DAESH.
Etiketa: Barack Obama, Recep Tayyip Erdoğan