E hënë, 29 Shkurt 2016
Tiranë – “Ruani qetësinë në Kuvend, mos bini pre e provokimeve të opozitës!” Kjo ishte një ndër porositë që kryeministri Edi Rama u bëri deputetëve të grupit parlamentar të PS-së.
Kryeministri u kërkoi ligjvënësve socialistë të ruajnë gjakftohtësinë dhe të mos bien preh e sjelljes që mund të bëjë opozita në seancë.
Javën e kaluar opozita bllokoi seancën parlamentare, duke goditur me vezë kreun e qeverisë.
PD-ja ka paralajmëruar se do të vijojë bllokimin e seancave parlamentare deri në momentin që Kuvendi të kalojë ligjin për dekriminalizimin.
Etiketa: Edi Rama, Shqipëri