E hënë, 29 Shkurt 2016
Ankara – Janë siguruar mjetet për gjithsej 16.000 bursa për student të huaj të cilët mund të aplikojnë për studime në gjithsej 105 universitete në 55 qytete turke.
Fondi turk për bursa (Turkiye Burslari) ka shpallur konkursin për ndarjen e bursave për studimet universitare dhe pasuniversitare për studentët e huaj, ndërsa konkursi është i hapur deri në mars të këtij viti, raporton Anadolu Agency (AA).
Konkursi është i hapur për të gjithë studentët dhe shtetasit e të gjitha vendeve të botës, ndërsa ata që do të zgjidhen do të fitojnë një shumë mujore parash, vendosje falas në konviktet e studentëve, sigurim shëndetësor, kurs falas njëvjeçarë të gjuhës turke dhe një biletë kthyese të avionit për ardhje në Turqi dhe shkuarje.
Qeveria e Republikës së Turqisë këtë vit ka siguruar mjete për shumë parash mujore për studentët e huaj për studime deridiplomike në vlerë prej 185 euro, për pasdiplomike 260 dhe për doktorantë prej 400 euro.
Studentët të cilët do të duan të shkojnë në universitetet turke në të cilat mësimi zhvillohet në anglisht, frëngjisht apo arabisht doemos duhet të posedojnë diploma të vlefshme të njohura ndërkombëtarisht në njohjen e gjuhës së korrespondencës.
Paraqitja falas për bursë turke bëhet vetëm në mënyrë elektronike dhe u dërgohen drejtpërdrejt shërbimeve kompetente në Turqi përmes platformës online në të cilën mund të aksesohet në linkun tbbs.turkiyeburslari.gov.tr. Në faqe gjenden edhe detajet e udhëzimit të bursave dhe procedurës së aplikimit.
Janë siguruar mjetet për gjithsej 16.000 bursa për student të huaj të cilët mund të aplikojnë për studime në gjithsej 105 universitete në 55 qytete turke.
Qeveria e Republikës së Turqisë mjetet për bursa për student të huaj i siguron me qëllim të mbështetjes së zhvillimit të arsimit të të rinjve në shtetet mike.
Qëllimi i Turqisë është që përmes arsimit të vendos ura të miqësisë mes individëve dhe shtetit, si dhe të përgjigjet në nevojën bashkëkohore për resurse të kualifikuara njerëzore.