E hënë, 2 Maj 2016
Shkodër – Policia e Shkodrës ka shoqëruar dhjetë persona në lidhje me ngjarjen e një dite më parë, për tentativën e grabitjes së banesës së një biznesmeni.
Gjatë ditës së diel, katër persona kanë tentuar të vidhnin banesën e Sabah Rreshketës në lagjen “Partizani”, kati i katërt i një pallati. Në momentin që ka mbërritur policia në vendin e ngjarjes, ata janë larguar.
Nga hetimet, dyshohet se grabitësit kanë kërcyer nga dritarja, në tarracën e një shtese në katin e dytë dhe më pas janë larguar.
Tashmë, policia e Shkodrës ka marrë kamerat e sigurisë, si dhe po merr në pyetje anëtarët e familjes Rreshketa.
Etiketa: grabitje, shkoder, Shqipëri