E shtunë, 7 Maj 2016 
Konventa e shtatë e jashtëzakonshme zgjedhore e Partisë Demokratike të Kosovës do të mbahet sot ku do të zgjidhet Kryetari i Ri, i cili do të marrë nën udhëheqjen partinë më të madhe të Kosovës.
Partia Demokratike e Kosovës sot mban Konventën e VII-të zgjedhore. Siç është bërë e ditur nga kjo parti, përveç zgjedhjeve brenda partiake do të zgjidhet edhe kryetari i partisë.
Deri më tani kandidat i vetëm për të marrë kreun e PDK-së, është Kadri Veseli.
Veseli ditë më parë ka shpallur edhe zyrtarisht kandidaturën e tij pas dorëheqjes së Hashim Thaçit, i cili është zgjedhur në postin e presidentit.
PDK-në për 16 vjet e ka udhëhequr Thaçi, ish drejtor politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
PDK është në udhëheqje të Qeverisë që nga viti 2007, kur për herë të parë i fitoi zgjedhjet parlamentare, pasi që nga paslufta ato i fitoi LDK e udhëhequr nga ish-presidenti, Ibrahim Rugova.
Etiketa: Kadri Veseli, PDK