E shtunë, 14 Maj 2016
Prishtinë – Në sheshin “Skenderbeu” në Prishtinë tashmë ka filluar grumbullimi i protestuesve, për protestën e cila do të fillojë në orën 14:00.
Protesta është thirrur nga AAK dhe NISMA për Kosovën në kundërshtim të Demarkacionit me Malin e Zi dhe Asociacionit të Komunave Serbe.
Qytetarët që po i bashkohen protestës janë duke mbajtur në duar flamuj të Kosovës, Shqipërisë, dhe janë parë disa flamuj të UÇK-së dhe Dardanë, raporton Telegrafi.
Në protestë është paralajmëruar se do të vijnë shumë qytetarë nga vise të ndryshme të Kosovës.
Etiketa: Kosovë, Opozita, Protestë