Turqia kritikon ShBA për standard të dyfishtë dhe dyfytyrësi


E premte, 27 Maj 2016

574819c285954

Në një konferencë shtypi në Antalya Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusollu (Mevlüt Çavuşoğlu) u rekomandoi ushtarëve amerikanë me mision në Siri që përveç PYD-së të mbajnë në uniformat e tyre edhe stemat e organizatave të tjera terroriste.

Çavushollu ka reaguar me një gjuhë të ashpër ndaj ushtarëve amerikanë që mbajnë në uniformat e tyre të ashtuquajturën stemë të një organizate tjetër terroriste, siç është PYD, gjatë operacionit për çlirimin e Rakas në Siri nga organizata terroriste DAESH.

“Përgjigjja jonë ndaj atyre që thonë se “YPG-në nuk e shikojmë njësoj si organizatat e tjera terroriste” është kjo: “ky është një standard i dyfishtë dhe dyfytyrësi”.

Ministri i jashtëm turk rikujtoi deklaratat e Presidentit amerikan Barack Obama dhe të Sekretarit të Shtetit John Kerry që YPG-ja, PYD-ja nuk janë grupe të besueshme, duke shtuar se qëndrojnë pranë Turqisë në luftën kundër terrorit.

“Pastaj çohen dhe vendosin në uniforma stemat e organizatës terroriste që ka kryer dy sulmet e fundit në Ankara. Dhe këtë e justifikojnë se po e bëjnë për të garantuar sigurinë e tyre. Atëherë këshilla që u bëjmë atyre është që edhe kur të shkojnë në rajonet e tjera të Sirisë të mbajnë në uniformë edhe stemat e DAESH-it, Al-Nusrës, Al-Kaedës. Kur të shkojnë në Afrikë të vendosin stemën e Boko-Haramit”, cilësoi shefi i diplomacisë turke.

Mevlut Çavushollu theksoi se është e papranueshme që ushtarët e një vendi shumë ambicioz në luftën kundër terrorit dhe që pranohet si një shtet aleat të përdorin stemën e një organizate terroriste. /trt/

Të fundit