Viets: Poltësoni kushtet nëse doni liberalizim


E shtunë, 28 Maj 2016

dsc-5098-1024x680

Prishtinë – Diplomatja gjermane në Prishtinë, ka kritikuar politikanët, deputetët dhe vetë qytetarët kosovarë për mos pranimin e realitetit, për mos pranimin e vendimeve gjyqësore dhe aktgjykimeve që nuk janë në favorin e tyre. Kjo, sipas ambasadores së Gjermanisë në Kosovë, Angelika Viets, vërehet sidomos në diskursin politik ditor.

Në intervistë për KosovaPress ajo tha se vendimi i Gjykatës Kushtetues për rastin e Manastirit në Deçan duhet respektuar. Mos pranimi i vendimeve të tilla, sipas saj, është jo demokratike dhe nuk i takon një shteti ligjor.

Ambasadorja gjermane po ashtu ka ftuar partitë në pushtet që të arrijnë konsensus me opozitën për ratifikimin e marrëveshjeve për Demarkacionin me Malin e Zi dhe për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Kjo, sipas saj, do të ishte mirë të ndodhte sa më shpejt.

Viets nuk ka treguar për datën e mundshme të liberalizimit të vizave për kosovarët, por thotë se Kosova asnjëherë më parë nuk ka qenë më afër këtij procesi dhe beson se kjo do të ndodhë pas disa proceseve nga Këshilli Evropian dhe Parlamenti Evropian, e që sipas saj kriter për Kosovën mbetet ratifikimi i demarkacionit.

Të fundit