E hënë, 30 Maj 2016
Një studim i kryer kohët e fundit ka dhënë përgjigje në lidhje me pyetjen se sa i dëmshëm është përdorimi për një kohë të gjatë i celularit.
Ekspozimi ndaj valëve të tij shton rastet e tumoreve. Kjo hipotezë është kthyer në një përgjigje të bazuar shkencore pas studimit 2-vjeçar të kryer nga Programi Kombëtar i Toksikologjisë në SHBA.
Sipas studiuesve, valët e celularit (ndryshe radiofrekuenca) shtojnë rrezikun e gliomës, një formë e kancerit të trurit. Testet treguan se ky shtim është i vogël në shifra, por statistikisht shumë domethënës.
Studimi ka kushtuar 25 milionë dollarë dhe është kryer me 2500 minj, të cilët janë ekspozuar ndaj valëve të frekuencave të ndryshme në 21 dhoma laboratori. Vendimi për të publikuar rezultatet e këtij studimi erdhi pasi faqja “microwave.com” kishte nxjerrë paraprakisht disa detaje. Raporti i plotë me përfundimet shkencore do të publikohet vitin e ardhshëm, shkruan ANSA.