E hënë, 30 Maj 2016
[youtube p-EaX3Fm3qg]
[youtube iMSrqRr6efg]
Qindra shqiparë nga Kumanova kan protestuar sot para ndërtesës së komunës, për të shprehur revoltën e tyre për shkak të mosrealizimit të premtimit për hapje të paraleles në gjuhën shqipe, në shkollën muzikore “Trajko Prokopiev”.
“Talentët më të mëdhenj nga Kumanova në sferën e muzikës janë shqiptarë, kurse shqiptarëve nuk u mundësohet paralele në gjuhën shqipe. Ky ëhstë një absurd i vërtetë”, tha për “Lajm” njëri prej protestuesve.
Protesta u madhështua me mbajtjen e një koncerti para ndërtesës komunale, kurse u paralajmërua se do të protestohet sërish deri në hapjen e paraleles.
Një pjesë të atmosferës nga protesta e sotme në Kumanovë, mund ta përcillni në videot më poshtë.