Këta janë çerekfinalistët në EURO 2016


E martë, 28 Qershor 2016

euro

Pas përfundimit të ndeshjeve të 1/8 në Kampionatin Evropian të Futbollit (EURO 2016), janë bërë të ditur edhe përballjet çerekfinale, raporton Anadolu Agency (AA).

Në çerekfinalet të cilat do të nisin pas dy ditë pushim në EURO 2016 i cili organizohet në Francë, do të ketë këto përballje.

Më 30 qershor e enjte do të zhvillohet ndeshja Poloni-Portugali, ndeshje kjo e cila do të luhet në Marsejë. Ndërsa 1 korrik e premte Uellsi do të përballet me Belgjikën në Lile. Më 2 korrik do të luhet ndeshja Gjermani-Itali në Bordeaux.

Ndeshja e fundit e çerekfinaleve të EURO 2016 mes Francës dhe Islandës luhet më 3 korrik në Saint-Denis. Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 21:00.

Leave a Reply

Të fundit