E shtunë, 28 Shtator 2013
Prishtinë, 28 shtator – Procesi i verifikimit ka treguar se vetëm 1,213 nga rreth 39 mijë aplikacionet e pretendentëve serbë për të votuar kanë qenë të rregullta, ka thënë një burim i gazetës.
Valdete Daka ka mohuar të ketë përfunduar procesi i verifikimit, por ka qenë kontroverse në të dhëna. Burimi i gazetës, ndërkaq, ka treguar se ka një tendencë që disa kategorive të aplikacioneve t’u konfirmohet jashtëligjshëm ‘zotësia juridike’ për votim dhe që numri i votuesve serbë jashtë Kosovës të rritet në 10 mijë
Sekretariati i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka përfunduar procesin e verifikimit të aplikacioneve, por autoriteteve nuk iu ka pëlqyer rezultati që ka nxjerrë në pah këtë të dhënë. Raporti nuk është publikuar. E një proces i ri verifikimi është autorizuar menjëherë, në përpjekjen për të rritur këtë numër.Procesi i verifikimit ka treguar se vetëm 1.213 nga rreth 39 mijë aplikacionet e pretendentëve serbë për të votuar kanë qenë të rregullta. (Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore) .