Përçarja e politikanëve shqiptarë në Mal të Zi, nuk sjell rezultate


E premte, 14 Tetor 2016

ulqini

Ulqin – Fushata elektorale për zgjedhjet parlamentare në Malin e Zi mbyllet sot dhe nesër fillon heshtja zgjedhore para votimeve që do të mbahen këtë të diel. Shqiptarët në këto zgjedhje shkojnë sërish të përçarë dhe garojnë me 3 lista të ndryshme, nga 17 lista sa garojnë gjithsej në tërë Malin e Zi.

Kjo është një përsëritje e situatës së zgjedhjeve të kaluara parlamentare në Mal të Zi, kur garuan 23 lista zgjedhore dhe 4 prej tyre ishin të partive shqiptare, përkundër që shqiptarët përbëjnë vetëm 5% të popullsisë. Partitë shqiptare e humbën një deputet si pasojë ndarjes në katër lista, duke marrë në total vetëm 2 deputetë nga tre sa ishte e mundur po të ishin të bashkuar.

Lista e partisë FORCA për Bashkim ka marrë 5244 vota dhe një deputet, Lista Koalicioni Shqiptar e përbërë prej Partisë Demokratike dhe Lidhjes Demokratike në Mal të Zi mori 3824 vota dhe siguroi gjithashtu një deputet. Lista e Unionit Demokratik Shqiptar mori vetëm 2848 dhe nuk siguroi asnjë deputet, ndërsa lista Aleanca Rinore Shqiptare e drejtuar prej Anton Lulgjuraj dhe e përkrahur prej diasporës shqiptare në SHBA mori vetëm 531 vota dhe asnjë deputet, shkruan lajmi.net.

Leave a Reply

Të fundit