Ushtria turke neutralizon 22 terroristë të DEASH-it në Siri


E enjte, 3 Nëntor 2016

Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë turke në një kumtesë ka thënë se gjatë sulmeve janë shkatërruar 100 objektiva të DEASH-it dhe katër të PKK/PYD-së

thumbs_b_c_c4455c2299edca6efa540570871515b5

 

ANKARA – Forcat turke kanë neutralizuar 22 terroristë të DEASH-it në Siri, në vazhdën e operacionit “Mburoja e Eufratit” i cili sot ka hyrë në ditën e 72-të, raporton Anadolu Agency (AA).

Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë turke në një kumtesë ka thënë se gjatë sulmeve janë shkatërruar 100 objektiva të DEASH-it dhe katër të PKK/PYD-së, përfshirë strehimoret e terroristëve, pozicionet mbrojtëse dhe qendrat e komandës.

Operacioni “Mburoja e Eufratit” nisi në fund të muajit gusht me qëllim që të pastrohet zona kufitare në veri të Sirisë nga çfarë do pranie e grupeve terroriste.

Operacioni në fjalë ka rezultuar me përleshje të armatosura mes Ushtrisë së Lirë Siriane e cila në shënjestër të saj ka terroristët e DEASH-it dhe PKK/PYD-së për çka ka ndihmën e tankeve, artilerisë dhe aviacionit turk.

Deri tani opozita siriane në veri të vendit nga terroristët ka çliruar një zonë prej 1.330 kilometra katrorë në të cilën ndodhen afër 160 vendbanime.

Leave a Reply

Të fundit