Bie Blloku A4, vështirësohet furnizimi me rrymë


E diel, 22 Janar 2017

Prishtinë – KEDS është njoftuar se në orën 18:45 të ditës së sotme njësia A4 e Termocentralit Kosova A ka rënë nga sistemi dhe përfundimisht nuk mund të kthehet sot në normalitet. Kjo bën që të jenë 130 MWh më pak rrymë.

Kjo ndodhi në kohën kur konsumi ishte më i larti, si pasojë e motit të ftohët me të cilin po ballafaqohemi.

“KEDS/KESCO ka filluar menjëherë përpjekjet për të gjetur import shtesë, por duke e marrë në konsideratë se edhe rajoni po ballafaqohet me kërkesë të rritur, atëherë po shkaktohen vështirësi në furnizimi”, thuhet në njoftim të KEDS-it.

Etiketa: ,
Të fundit