E premte, 27 Janar 2017
Arlind Ajeti me gjasë nuk do të largohet nga Torino gjatë afatit kalimtar të janarit.
Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë ishte shumë pranë transferimit te skuadra tjetër italiane, Palermo.
Por duket se Torino është bindur për ta mbajtur në radhët e veta mbrojtësin shqiptar.
Shitja e italianit Cesare Bovo si dhe lëndimi i Carlaos ka bërë që Torino të bllokojë largimin e Ajetit.
Tani prishtinasi pritet të ketë më shumë hapësira nën urdhrat e trajnerit Sinisa Mihajlovic.
Etiketa: arlind ajeti, Serie A