Ndjekja më e ngadalshme në historinë e policisë [video]


E martë, 4 Prill 2017

[youtube srkpVznDUJ4]

Për më shumë se dy orë, policët në Teksas e kanë ndjekur të dyshuarin, duke lëshuar sirena, por asnjëherë duke mos ju afruar më pranë se pesë metra.

Njerëzit që i kanë parë, janë ndalur dhe e kanë fotografuar këtë rast tepër të veçantë.

Në momentin që policët menduan se ai po ndalon, ai shkel gazin dhe kalon në një tjetër rrugë përmes parkut.

Ndoshta mund të mendoni përse policët thjesht nuk e kaluan? Sipas policisë së atjeshme, oficerët nuk kanë të drejtë të kalojnë dhe të bllokojnë veturën gjatë ndjekjes.

Por, pas dy orëve, mjaft është mjaft. E ndalën dhe e nxorën njeriun, i cili në fakt ishte i dehur.

Etiketa: ,
Të fundit