E martë, 13 Qershor 2017
Propozimi – i përshkruar si transportimi më i madh i lopëve i tentuar ndonjëherë – vjen teksa Katari është duke lëvizur me shpejtësi për ta hapur një urë ajrore dhe detare përmes Iranit, Turqisë dhe portit të Omanit.
Ky plan është bërë i ditur për Bloomberg nga Moutaz Al Khayyat, kryetar i Power International Holding. Khayyat ka thënë se duhen plot 60 fluturime për t’i dërguar të gjitha kafshët në Katar.
Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahrejni dhe Egjipti i shkëputën marrëdhëniet diplomatike, ekonomike dhe të transportit me Katarin më 5 qershor, duke e akuzuar atë se po i përkrah grupet ekstremiste, transmeton Express.
Etiketa: katar