Këto fjalë të Lutfi Hazirit nuk do t’i pëlqejnë Avdullah Hotit


E martë, 13 Qershor 2017

“Nuk e kemi pritur këtë rezultat por nuk jam i dëshpëruar, besuam që kemi bërë ofertë më të mirë ashtu si edhe listë të pastër karshi koalicioneve tjera”.

“Ndoshta ka qenë koha e shkurtër që kandidati ynë për kryeministër, Avdullah Hoti ta shpjegojë në detaje programin tonë ose të njoftohet më shumë me publikun”.

Ai duke komentuar rezultatin e zgjedhjeve që akoma nuk është certifikuar nga KQZ, ka thënë se në këto zgjedhje të 11 qershori ka pasur një votë kundërshtuese.

“Kemi një votë kundërshtuese në Kosovë e cila është orientuar nga një subjekt politik, që ka shkaktuar rritje të votës politike të Vetëvendosjes”.

“Sovrani nuk e ka determinuar në asnjë mënyrë se kush e ka mandatin dhe mund ta bëjë Qeverinë. Sovrani ka folur me votë kundërshtuese por s’i ka dhënë mandat askujt”.

Haziri në Klan Kosova ka thënë se në këto zgjedhje, fituese është Vetëvendosja.

“Vetëvendosja është fituese e cila ka dyfishuar mbështetjen derisa sovrani nuk i ka dhënë askujt mandate që të ndërtojë Qeverinë”.

Etiketa: , ,
Të fundit