E diel, 23 Korrik 2017
Mbrojtësi brazilian, Danilo është larguar nga Real Madrid për të kaluar te gjiganti i Premierligës, Manchester City.
Lajmi është konfirmuar nga të dy skuadrat, ndërsa lojtari ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare.
“Real Madrid dhe Manchester City kanë arritur marrëveshje për transferimin e Danilos”, thuhet në njoftimin zyrtar të Realit.
Danilo skuadrës angleze i ka kushtuar 30 milionë euro dhe pesë të tjera bonuse, në varësi të sukseseve.
Braziliani kështu bëhet lojtari i gjashtë që largohet gjatë kësaj vere nga Real Madrid, pas Pepes, Coentraos, Jamesit, Moratas dhe Marianos.
Etiketa: Danilo, Manchester City, Premier League