E mërkurë, 23 Gusht 2017
Sipas ish-deputetes së LDK’së, në kësi situate nevojitet krijimi i një qeverie gjithëpërfshirëse.
:Në situatën në të cilën jemi, kur asnjë bllok parlamentar nuk po arrinë ta bëjë një shumicë stabile për të qeverisur, kur rivalitetet politike herë herë po shfaqen me konotacione ekstreme, e kur krejt kjo mund të ketë pasoja të mëdha për shtetin e qytetarët, konsideroj se zgjidhja do të ishte,” Qeveri e përbashkët”, nga të tri blloqet politike parlamentare”, thotë Tërmkolli në një deklaratë dërguar mediave.
“Me këtë do të arrihej edhe zgjidhja bashkërisht e të gjitha çështjeve të mëdha si: demarkacioni, bisedimet me Serbinë, ushtria, ndryshimi i Kushtetutës, hartimi i Kodit zgjedhorë, çështja e Gjykatës Speciale. Pa akuza, pa armiqësi me njëri tjetrin”, deklaron ajo.
“Pas një viti, mbase mund të mbahen zgjedhje të reja parlamentare”, propozon tutje Milehate Tërmkolli.
Etiketa: Aktuale, melihate termkolli, qeveri gjitheperfshirese