E enjte, 14 Shtator 2017
Në mesin e atyre që i kanë bërë këto ankesa mësohet se është edhe deputeti i Nismës, Zafir Berisha.
Mulë Desku nga PZAP ka treguar se nga cilat subjekte politike kanë ardh këto ankesa.
“Ju informoj se PZAP, ka pranuar 18 apele, 7 nga PDK, 2 PSHDK, 4 LDK, 3 NISMA, 1 AKR, 1 PD”, ka sqaruar ai.
Vendimi për decertifikimin e kandidatëve që kanë aktgjykime të formës së prerë u morë me 8 vota pro, një abstenim dhe një kundër.
Zyrtarët e misioneve të huaja e kanë mirëpritur këtë vendim të KQZ-së duke thënë se votuesit e Kosovës kanë të drejtë të kenë përfaqësues etikë.
Ndërkaq, Zafir Berisha të cilit iu mohua e drejta që të kandidojë për kryetar të Prizrenit është shprehur i habitur me vendimin e KQZ-së pasi sipas tij, këta të fundit pak muaj më parë e kishin lejuar që të marrë pjesë në garën për deputet në Parlamentin e Kosovës, ndërsa po i mohohet mundësia për të garuar në nivel lokal.
Deputeti Berisha nuk e ka mohuar mundësinë që një vendim i tillë i KQZ-së të ndërlidhet edhe me abstenimin e tij në Parlament për qeverinë “Haradinaj”.
Etiketa: Aktuale, KQZ, Zafir Berisha