E martë, 19 Nëntor 2013
Ministria e Drejtësisë ka urdhëruar procedim disiplinor për shtatë gjyqtarë për shkelje gjatë ushtrimit të detyrës.
Urdhri i ministrit, Nasip Naço vjen pas inspektimit të kryer në gjykata nga ana e Ministrisë së Drejtësisë dhe Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
Gjyqtarët për të cilët është marrë kjo masë janë:
Andri Ymeri – Gjykata e Shkodrës
Bujar Musta – Gjykata e Elbasanit
Ilir Pashaj – Gjykata e Elbasanit
Markelian Kuqo – Gjykata e Korçës
Albano Çepele – Gjykata e Shkodrës
Engjëllushe Tahiri – Gjykata e Krujës
Ibrahim Hoxha – Gjykata e Tiranës